BUKURESHT - Rumunët kanë gjasa të çojnë kryeministrin Viktor Ponta në presidencë në zgjedhjet e ditës së sotme, duke konsoliduar pushtetin e partisë së tij të majtë social-demokrate, por duke ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit.

Ponta pritet të fitojë raundin e parë të një gare mes 14 kandidiatëve, por që nuk do të jetë e mjaftueshme për të shmangur një balotazh, i cili do të organizohet më 16 nëntor. Presidenca e Pontës pritet të sjellë stabilitet në një prej vendeve më të varfëra të Europës, e cila kaloi një recension të thellë dhe shurtime të mëdha gjatë një ngadalëismi global ekonomik, duke bërë progres në zbatimin e reformave ekonomike me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në postin e kryeministrit, Ponta ka patur shpesh grindje me presidentin në ikje Traian Basescu, çka ka penguar në politikbërje. Rumunët të cilët hodhën sot votat në Bukuresht thanë se kishin shpresë për një të ardhme më të mirë. Rumania ka hyrë në BE që në vitin 2007, por mbetet vendi i dytë më i varfër brenda unionit dhe një nga shtetet anëtare më të korruptuara.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)