Një këshilltar rumun ka mbetur i “zënë ngushtë” sot pasi kamera e tij është ndezur teksa bënte dush ndërkohë që po punonte nga shtëpia.
Kur kryetarja e mbledhjes bëri thirrje për pjesëmarrje, këshilltari socialdemokrat (PSD) Alberto Caraian u shfaq në dush, i zhveshur dhe i lagur. Caraian më pas i kalon momentet e ardhshme duke “luftuar” për të fikur kamerën, por ishte vona pasi të gjithë në mbledhje e kishin parë.
Këshilltarët në mbledhje qeshën me të kryetarja u përpoq ta merrte situatën nën kontroll. Caraian i kërkoj falje të gjithëve sepse nuk po e mbyllte dot kamerën në kohë.
“Por nuk mund ta mbyll telefonin, nuk mund ta mbyll", këmbënguli ai.
Episodi zgjati rreth 40 sekonda, deri sa dikush i sugjeroi këshilltarit të pafat të fikte kamerën. Gabimi i rumunit bëri xhiron e rrjetit, dhe i kushtoi postin e këshilltarit, vetëm pas 3 orësh.