Pas më shumë se 90 ndeshjeve me ekipin kombëtar të futbollit, kapiteni Lorik Cana pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizojë largimin e paralajmëruar nga kuqezinjtë.
Ndeshja e fundit sipas të gjitha gjasave me kombëtaren për Canën ishte përballë Rumanisë, ku u fut në minutat e fundit të pjesës së dytë, pasi në formacionin e parë ishte Ajeti.
Lorik Cana ka qenë pjesë e ekipit kombëtar nga viti 2003 duke u kthyer në një simbol. Pas eliminimit nga Euro 2016 në një intervistë për super sport, kapiteni kuqezi është shprehur se e ka shumë të vështirë që të ndahet nga ekipi kombëtar.
“Nuk e kam zyrtarizuar por do e bëj shumë shpejtë sepse vjen një moment kur njeriu ndjen atë që kishte për ta bërë e ka bërë dhe besoj se kombëtaren po e lë në duar të sigurta dhe kjo më bën më shumë të lumtur dhe krenar”përfundoi kapiteni.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com