BUKURESHT - Rumania do të mbajë nesër raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku favorit kryesor është ish-kryeministri Viktor Ponta i cili do të jetë në balotazh me 55-vjeçarin Klaus Iohannis.

Ponta ka drejtuar një fushatë nën moton “krenar që jam rumun’ dhe ka premtuar shumë vende pune, paga më të mëdha, rritjen e pensioneve si dhe do të jetë më pak agresiv se presidenti në detyrë Trajan Bascesu. Ndërsa kritikët e tij kanë frikë se pushteti i tij do të ndikojë në pavarësinë e gjyqësorit, prokurorëve dhe media. Presidenti i ardhshëm përballet me vështirësi në detyrën e tij si ruajtja e pavarësisë së sistemit gjyqësor, çka do të monitorohet thellë edhe nga Bashkimi Europian.

Rumania është shteti i dytë më i varfër brenda BE-së, së cilës iu bashkua në vitin 2007. Ajo njihet gjithashtu si një nga vendet më të korruptuara në Europë. Në zgjedhjet e zhvilluara para rreth 2 javësh Ponta arriti të sigurojë rreth 38% të votave, por pa mundur dot t’i shmanget një balotazhi me rivalin e tij Iohanis, i cili fitoi 30%. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)