PRISHTINE – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka njoftuar se Rumania ka marrë vendim për njohjen e pasaportave kosovare. Në një postim të tij në rrjetin social Twitter, ai ka shkruar se Rumania njeh pasaportat e Kosovës.

Ky shtet anëtar i BE-së ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ka paralajmëruar se në këtë drejtim mund të priten ndryshime të qëndrimit të mëparshëm të ngurtë sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës.

Edhe Sllovakia, një nga pesë shtetet e BE-së që ende s’e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, para ca kohësh ka vendosur t’i njohë pasaportat e shtetasve kosovarë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)