Rumania: Përballë Shqipërisë për
‘jetë a vdekje’ s'na duhet barazimi 

Rumania: Përballë Shqipërisë për<br />‘jetë a vdekje’ s'na duhet barazimi 
Trajneri i Rumanisë, Anghel Iordanescu ndodhet në një moment të vështirë, pasi është ‘kryqëzuar’ nga opinioni sportiv dhe ish-lojtarët e kombëtares pas paraqitjes së dobët në kampionatin Europian duke u kritikuar ashpër.
 
Në përballjen me Shqipërinë, rumunët do të jenë në presion, ndërsa trajneri Anghel Iordanescu duke u nisur nga dy ndeshjet e kuqezinjve shprehet se “Po kalojmë një moment delikat me tre lojtarë, por nuk mund të flas nëse do të jenë ose jo të gatshëm.
 
Ne të gjithë dëshirojmë të luajmë më shumë se këto 90 minuta në europian, ky është objektivi jonë i vetëm. Shqipëria do të japë maksimumin për të arritur fitoren e parë”shprehet ai.
 
Anghel Iordanescu e ka të qartë se barazimi nuk i shërben, ashtu sikur edhe Shqipërisë duke lënë të kuptohet se loja do të jetë e hapur nga të dy ekipet nesër në Lion.
 
“Me dy pikë nuk do të arrijmë t’ia dalim mbanë. Duhet të ushtrojmë sa më shumë presion, të jemi agresivë dhe të përqendruar për 90 minuta”përfundoi ai. 


d.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë