Më shumë se 20 ushtarë ukrainas kanë mbetur të vrarë dhe janë plagosur 93 të tjerë në sulmin me raketa nga separatistët pro-Rusë në rajonin e Luhanskut, në pjesën lindore të Ukrainës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes rebelët patën në objektiv fshatin Zelenopillia, pranë kufirit rus.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko paralajmëroi për hakmarrje duke u shprehur se përgjegjësit për këtë sulm "do të gjenden dhe do të eliminohen". Ai tha se për çdo ushtar ukrainas të vrarë, rebelët do të paguajnë me jetën e "qindra vetëve nga radhët e tyre."
Sulm në Gaza, mbi 100 të vdekur Bllok Bota
Rajoni i Gazës është sulmuar sërisht nga sulme ajrore me raketa dhe deri më tani janë raportuar mbi 100 të vdekur palestinezë. Ky incident ka ardhur në ditën e katërt të luftimeve në kufirin mes Izraelit dhe ushtarëve të Gazës që pavarësisht ndërhyrjes të forcave ndërkombëtare duket se nuk do të ketë armëpushim.
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës në Rripin e Gazës ka mëse dy vite që sjell sulme dhe viktima të shumta.
/Shqiptarja.com