Rusët bombardojnë pikën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në rajonin e Kherson

Rusët bombardojnë pikën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në rajonin e Kherson

1679386872_lufte.JPG

Forcat ruse bombarduan një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare në qytetin jugor Kherson, duke plagosur dy civilë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i qarkut Oleksandr Prokudin , duke saktësuar se të plagosurit janë një grua 41-vjeçare dhe një burrë 25-vjeçar, tashmë të shtruar në spital për shkak të copëzave të shpërthimit. 

Dje, Rusia kreu 67 sulme në zonat e kontrolluara nga Ukraina të rajonit Kherson, duke lëshuar 301 predha të artilerisë së rëndë dhe raketa Grad. Kherson u godit shtatë herë, me 23 predha goditën ndërtesat e banimit dhe një objekt mjekësor.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Zelensky: Rusia duhet të mposhtet në të gjitha fushat, jo vetëm në atë ushtarake


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Pejë, vritet me armë zjarri një grua nga bashkëshorti i saj

Pejë, vritet me armë zjarri një grua nga bashkëshorti i saj