Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë humbur aksesin në Detin Azov. Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, duke shpjeguar se është pasojë e rrethimit rus të qytetit të Mariupolit. Ndërkohë vijojnë përleshjet në qytetin port të lidhur me Detin e Zi nga ngushtica e Azovit. Ushtria ruse po vazhdon të përpiqet të depërtojë në Mariupol, ku vazhdojnë përleshjet, tha ushtria e Kievit.
Lajmi kryesor:
Boris Johnson: Putin si tregtar droge i varur nga gazi i tij! Luftimet në rrugët e Mariupol pengojnë shpëtimin e të mbijetuarve në teatrin e bombarduar! Kievi thirrje Kinës: Dënoni këtë barbarizëm










