Rushaj: Borxhin tonë 16 mld lekë
Rama do ta bëjë 24 mld lekë

Rushaj: Borxhin tonë 16 mld lekë<br />Rama do ta bëjë 24 mld lekë
TIRANË - Alfred Rushaj, ish/zvministër Financash në qeverinë Berisha, ka akuzuar sot qeverinë Rama për rritje deficiti.

"Të ardhurat në 8 muajt e parë të vitit janë realizuar në masën 93% të parashikimit ose e thënë në shifra,16 mld lekë. Ky deficit të ardhurash kompensohet për periudhën 8-mujore me 7 mld lekë, kursim përfundimtar shpenzimesh, 5 mld nga interesat e borxhit dhe 2 mld nga fondi i veçantë. Vetëm 6 mld lekë është efekti 8-mujor i ekzekutimit të buxhetit. Nga informacionet paraprake, vetëm muaji shtator krijon një deficit prej 5 mld në buxhetin qëndror dhe pritet që në çdo muaj deri në fund të vitit të jetë i njëjti ritëm mosrealizimi", ka thënë ish/zv/ministri Rushaj në një konferencë para mediave.

"Deklarimi sot për rritje të deficitit me rreth 24 mld lekë, dmth 25 mln dollarë në 4 muaj në rastin më të mirë është paaftësi dhe në rastin më të keq një mekanizëm për mundësi abuzimi me fondet publike, me taksat dhe doganat në favor të klientelës”, tha ai, duke shtuar: "A kanë ndër mend të mbledhin të ardhura këta apo jo? E gjithë kjo situatë që u paraqit dhe për më tepër insinuatat që arka është bosh, u dukën se kishin qëllim rritjen që kanë ndërmend të borxhit publik".

Ne bashkëbisedimin me gazetarët, Rushaj theksoi se të ardhurat gjatë këtij viti kanë patur një ritëm më të ngadaltë, që lidhet me heqjen e disa taksave (heqja e tvsh-së për makineritë e pajisjet, heqja e tvsh-së edhe për materialet e ndërtimit në sektorin energjetik, rritja e pragut të taksimit mbi të ardhurat etj.), vendim i cili u ndërmor me qëllim ruajtjen e një trendi në rritje të investimeve private në ekonomi dhe për të nxitur konsumin familjar. “Reduktimi i këtyre taksave ka sjellë uljen e të ardhurave në buxhet me rreth 18 mld lekë. Po kështu ndikim ka patur struktura e rritjes ekonomike, e cila vjen kryesisht nga dy sektorë, eksportet dhe bujqësia të cilat nuk gjenerojnë të ardhura fiskale".

Këtë Rushaj e ilustron me vitin 2005 kur në një situatë të njejtë me sot, u bë rotacioni i pushtetit. “Në vitin 2005 realizimi 8-mujor i të ardhurave nga qeveria socialiste ishte vetëm 88% dhe kishte një vonesë pagesash 21 ditore në thesar. Në tremujorin e fundit, të qeverisjes së PD-së, plani i të ardhurave u tejkalua me 28% dhe u eleminua menjëherë vonesa në pagesa, ndërsa deficiti vjetor u ul në 3.8% te PBB nga 4.5% e PBB i programuar”, theksoi ish - zv/ministri i Financave. Sipas Rushajt, nëse ndodh thellimi i deficitit vjetor për shkak të mosrealizimit të të ardhurat, është përgjegjësi direkte e kësaj qeverie, e cila duhet të përgjigjet për fondet publike.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit