MOSKË, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Rubla ka rënë sot sërish në nivele rekord duke u këmbyer një euro me 75 rubla dhe një dollar me 60 rubla, pavarësisht ndërhyrjeve masive të bankës qendrore që prej fillimit të muajit për ta mbështetur.
Ky zhvlerësim i radhës i monedhës ruse, i dobësuar nga sanksionet perëndimore, i lidhur me krizën ukrainse dhe me rënien e çmimit të naftës, nënkupton se ajo ka humbur që prej fillimit të vitit 40 për qind të vlerës së saj përballë euros dhe 45 për qind përballë dollarit.
Ndonëse banka qendore ka ndërhyrë gati çdo ditë që prej fillimit të muajit për të mbështetur rublën duke shpenzuar rreth 5,9 miliardë dollarë ajo nuk ka patur sukses./
/G.S/ a.jor.