Gjiganti rus i gazit Gazprom njoftoi sot se gazjellësi i ri "Turkish Stream", destinuar për furnizimin e Turqisë me gaz rus dhe për të kompensuar braktisjen e projektit "South Stream" drejt Bashkimit Evropian, do të jetë operacional që prej dhjetorit 2016.
"Një marrëveshje u arrit për shfrytëzimin dhe fillimin e livrimeve të gazit në dhjetor të vitit 2016", deklaroi një një komunikatë kreu i Gazprom, Alexei Miller, pas një takimi me ministrin turk të Energjisë.
Njoftuar nga presidenti rus, Vladimir Putin në muajin dhjetor 2014, gazjellësi "Turkish Stream" është i destinaur për të kompensuar braktisjen e papritur të "South Stream", një projekt i mëparshëm i gazjellësit që do të furnizonte me gaz pjesën jugore të Evropës duke kaluar nën Detin e Zi dhe duke anashkaluar Ukrainën.
Gjiganti rus i gazit kishte nënshkruar në atë kohë një marrëveshje me kompaninë shtetërore turke "Botas" për ndërtimin e një rrjeti me një kapacitete të njoftuar prej 63 milliardë metra kub, e njëjta sasi që ishte parashikuar nga "South Stream".
Rusia synon ta bëjë Turqinë një qendër të rëndësishme të tranzitit të gazit rus për vendet evropiane, në vend të Ukrainës./
/atsh/