MOSKË - Aksidenti me avionin ku humbi jetën pronari i gjigantit francez të naftës, "Total", Christophe de Margerie, në aeroportin "Vnokuvo" në Moskë ka ndodhur për shkak të një neglizhence kriminale të drejtorisë së aeroportit, theksoi sot komiteti rus i hetimit.
"Nuk bëhet fjalë për një seri tragjike rrethanash, por të një neglizhence kriminale të funksionarëve që dështuan në koordinimin e duhur të punës së punonjësve", njoftoi komiteti në një komunikatë.
"Disa anëtarë të drejtorisë së 'Vnukovos' që mund të përpiqen të pengojnë hetimet do të pezullohen përkohësisht nga funksioni i tyre", theksoi komiteti.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, një avion privat që kishte pronarin e "Total"-it në bord u përplas në ngritje me një pastruese të dëborës së aeroportit Vnukovo.
Christophe de Margerie dhe tre anëtarë të ekuipazhit vdiqën në këtë përplasje./ATSH/