MOSKË - Kryeministri kinez, Li Keqiang mbërriti sot në Moskë ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkohë që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në nivelin më të ulët që prej fundit të Luftës së Ftohtë.
"Kjo është një ngjarje e shënuar në marrëdhëniet dypalëshe", deklaroi zëvendësministri kinez i Punëve të Jashtme, Cheng Guoping, i cili theksoi se dy vendet pritet të nënshkruajnë 15 marrëveshje dypalëshe.
Kjo vizitë, gjatë së cilës ai do të takojë presidentin rus, Putin dhe homologun rus, Dmitri Medvedev po zhvillohet ndërkohë që Rusia është përfshirë në një matje forcash të pazakontë që prej Luftës së Ftohtë me Perëndimorët, pas aneksimit të Krimesë dhe krizës në lindje të Ukrainës.
Afrimi ekonomik mes Moskës dhe Pekinit është rritur këtë vit me nënshkrimin e kontratave të rëndësishme në fushën energjetike, në një kohë kur dy shtetet po përballen me kontekste gjeopolitike të tendosura, kriza ukrainase për Rusinë dhe mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës lindore dhe jugore për Kinën.
Kina është shprehur kundër sanksioneve të vendosura në Rusi nga Bashkimi Evropian për shkak të përfshirjes në krizën ukrainase.
Para vizitës në Rusi, Li shkoi në Gjermani ku u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel./ATSH/
/Shqiptarja.com