MOSKË, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Kryetari i Bashkisë së Slavianskut, Vladimir Pavlenko, emëruar nga rebelët, konfirmoi sot se kryengritësit prorusë ishin larguar nga qyteti dhe theksoi se forcat ukrainase nuk kishin hyrë ende.
"Luftëtarët separatistë prorusë janë larguar. Ushtria ukrainase nuk ndodhet ende në Slaviansk. Nuk ka më shtet në qytet", deklaroi Pavlenko.
Autoritetet ukrainase njoftuan sot se rebelët ishin larguar nga qyteti simbol i rebelëve separatistë prorusë në lindje të Ukrainës, skenë e luftimeve të dhunshme që prej dy muajsh.
"Largimi i luftëtarëve ka qenë i papritur. Askush nuk ishte në dijeni. Këtë mëngjes, kam parë se nuk kishte më luftëtarë para bashkisë. Menjëherë, pashë që nuk kishtë më postblloqe dhe barrikada në qytet", deklaroi një banor i Slavianskut, Kolia Tcherep./
/ec/