MOSKË, 17 mars /ATSH-DPA/ - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete të BE-së se po ndërmerrnin një fushatë kundër pjesëmarrjes në festimin e Ditës së Fitores mbi nazizmin në Moskë, që përkujton 70-vjetorin e dorëzimit e nazistëve te Bashkimi Sovjetik.
"Veprimet e ndërrmara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga disa shtete anëtare të BE-së ndikojnë në pjesëmarrjen e shteteve të tjera evropiane", deklaroi Lavrov në një takim në Kremlin, të organizuar nga presidenti Putin për përgatitjet për 9 majin.
Në paradën ushtarake të këtij viti pritet të marrin pjesë pak udhëheqës perëndimore, për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe gjendjes së tensionuar mes Moskës dhe Perëndimit.
Lavrov tha se 26 nga 68 udhëheqës të huaj kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërmjet të cilëve dhe presidenti kinez Xi Jinping, presidenti i Indisë dhe ai i Afrikës së Jugut si edhe udhëheqësit e Kubës dhe Koresë së Veriut.
Gjermania tha javën e kaluar se kancelarja Angela Merkel nuk do të merrte pjesë në këtë ngjarje, por do të vendoste një kurorë së bashku me presidentin Putin një ditë më vonë, në datën 10 maj, në një memorial kushtuar luftës, në Moskë.
Lavrov tha se vendimi i Merkelit për të udhëtuar në Moskë ishte vendimtar për atë që ai e quan fushata antiruse, për t'i shtyrë udhëheqësit e tjerë të mos marrin pjesë.
Ministri tha se pret që të marrin pjesë edhe presidenti Republikës Çeke dhe ai i Qipros si edhe kryeministri i Greqisë dhe ai i Sllovakisë.
Përsa u përket vendeve joanëtare të BE-së, ai përmendi udhëheqësit e Norvegjisë si edhe Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë./ /m.l/ a.jor.











