Serguei Lavrov
MOSKË, 27 gusht /ATSH-AFP/ - Rusia nuk ka interes të shohë Ukrainën të "shpërthejë", garantoi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, duke konfirmuar se respekton shpalljen e pavarësisë të rajoneve ukrainase separatiste proruse, Lugansk dhe Donetsk.
"Ne nuk kemi interes të shohim shtetin ukrainas të shpërthejë. Ne respektojmë plotësisht rezultetin e referendumeve në Donetsk dhe Lugansk dhe shprehemi se ajo që u votua nga qytetarët në juglindje të Ukrainës, të realizohet nëpërmjet zërit të negociatave me Kievin", vazhdoi Lavrov.
"Interesi ynë është të ruajmë popullsinë e konsiderueshme ruse në Ukrainë që ky vend të jetë një vend i kënaqshëm për rusët që të jetojnë", theksoi ministri rus.
Që prej fillimit të krizës ukrainase, Moska akuzohet nga Kievi dhe Perëndimorët se furnizon me armë luftëtarët separatistë prorusë në lindje të Ukrainës./
/G.S/
/Shqiptarja.com