MOSKE - Në Moskë zhvillohet ceremonia e funeralit të politikanit të vrarë rus Boris Nemtsov, i cili do të varroset në një varrezë të qytetit gjatë pasdites me orën lokale ruse. Nemtsov ishte një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin dhe u vra të premten në mbrëmje pranë murit të Kremlinit, zonës më të sigurtë në vend.
Disa politikanë të Bashkimit Europian dhe lideri i opozitës Ruse janë ndaluar të marrin pjesë në funeralin e politikanit opozitar, ku liderit Aleksei Navalny nuk ju dha leje të largohej nga burgu ku vuan një dënim 15 ditor.
Qindra vajtues janë grumbulluar përreth arkivolit të Nemtsov ku pritet që pas ceremonisë tradicionale të lamtumirës së fundit, t’a përcjellin në të njëjtën varrezë ku ndodhet dhe varri i gazetares së vrarë Anna Politkovskaja në 2006-tën.
Ende nuk është bërë asnjë arrestim deri më tani për vrasjen e politikanit opozitar dhe nuk është nxjerrë asnjë motiv i qartë për vrasjen e tij. Në një video të rregjistruar nga një kamër sigurie duket një makinë e cila kalon në momentin e vrasjes por pa asnjë pamje të detajuar të të dyshuarve brenda.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com