Sistemi ukrainas i raketave ishte aktiv dje, ditën e rrëzimit të avionit malajzian, që transportonte rreth 300 persona, në lindje të Ukrainës, theksoi sot shërbimi i shtypit i Ministrisë së Mbrojtjes.
"Mjetet ruse të zbulimit kanë regjistruar më 17 korrik një aktivitet në nivelin e stacionit radar Kupol duke punuar në lidhje me sistemet e raketave Bouk-M1?, theksoi ministria, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Sipas ministrisë ky stacion radar ndodhej rreth 30 kilometra nga Donetsku, qytet në lindje të Ukrainës, vendosur jo shumë larg vendit të rrëzimit të avionit, në një zonë ku vazhdojnë luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve prorusë.
"Përveç të tjerave, karakteristikat teknike të Bouk-M1 mundësojnë shkëmbimin e informacioneve mbi objektivat ajrorë me elementë të tjerë të të njëjtit sistem", shtoi i njëjti burim./ATSH/
/Shqiptarja.com