MOSKË - Mijëra rusë u mblodhën sot në sheshin "Ljubjanka" në Moskë, ku ndodhet selia e Shërbimeve Speciale Ruse (FSB, ish-KGB), për të bërë homazhe për viktimat e krimeve staliniste, ku emrat e tyre u lexuan me zë të lartë, mes luleve dhe qirinjve.
Manifestimi i quajtur "Të kujtojmë emrat e tyre", organizuar nga ora lokale 10:00 dhe në orën 22:00 (07:00 dhe 19:00 GMT) një ditë para ditës përkujtimore për viktimat e krimeve politike në ish-Bashkimin Sovjetik që zhvillohet në Moskë për të tetin vit radhazi.
Pjesëmarrësit kanë vazhduar gjatë gjithë ditës duke lexuar emrat e personave të vrarë, moshën profesionin dhe datën e ekzekutimit të tyre. Ata vendosën lule pranë një pllake përkujtimore sjellë nga ishujt Solovki, ku u krijua një prej kampeve të para të Gulagut sovjetik në vitin 1923.
Vetëm gjatë viteve 1937 dhe 1938, nga terrori më i rëndë stalinist, më shumë se 40 000 persona u vranë vetëm në qytetin e Moskës, sipas Memorialit, që organizon çdo vit këtë ceremoni në kujtim të viktimave./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)









