KIEV, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ - Rusia filloi livrimin e karbonit drejt Ukrainës që, e përballur me mungesën e këtij produkti, ka filluar ndërprerjen masive të elektricitetit, njoftoi sot Ministria e Energjisë.
"Vagona që mbanin rreth 50 mijë tonë karbon janë rrugës drejt centraleve termike. Është karboni që u bllokua në kufirin rus", njoftoi Ministria në një komunikatë.
"Importimet e karbonit rus drejt Ukrainës ishte ndërprerë që prej dy javësh, administrata e hekurudhave ruse që transportojnë karbonin kishte thënë se ka probleme transporti por pa theksuar arsyet", sipas agjencisë ruse "Interfax".
Disa ekspertë ukrainas këtu shihnin një mjet të ri presioni të Rusisë mbi Ukrainën, që përballet në lindje të vendit me një rebelim prorusë që Kiavi akuzon Moskën se i mbështet ushtarakisht.
Prodhimi i elektricitetit të Ukrainës varet në masën 40 për qind nga karboni, ndërkohë që ajo është e privuar nga kjo lëndë me humbjen e territoreve në lindje të vendit dhe minierat e tij të karbonit, të shkatërruara nga bombardimet ose nën kontrollin e rebelëve prorusë.
Për të kompesuar këtë humbje, Kievi shpalli dje negociata me Rusinë për blerjen e elektricitetit, me rrezikun që të rrisë edhe më shumë varësinë e tij energjetike ndaj Moskës./
/G.S/










