Selfiet, autoportretet e marra nga smartfonët, janë një prej shkaqeve të përhapjes së mikrobeve tek fëmijët dhe adoleshentët, theksoi sot agjencia ruse e mbrojtjes së konsumatorëve, që këshillon t'i jepet fund kësaj praktike.
"Transmetimi i mikrobeve tek adoleshentët është shkaktuar, sipas ekspertëve, nga mania për selfiet", theksoi në një komunikatë një qendër rajonale e agjencisë Rospotrebnadzor.
"Këto selfie, marrë disa apo dy herë, lehtësojnë transmetimin e parazitëve sepse autorët e tyre fusin në kontakt fytyrat e tyre ", theksoi ajo.
"Bëhet fjalë për rrugën kryesore të transmetimit të mikrobeve mes fëmijëve dhe adoleshentëve", nënvizoi agjencia duke shtuar se fëmijët duke pasur mikrobe duhet të jenë të izoluar për të shmangur transmetimin tek shokët e tyre.
Shumë e përdorur nga të rinjtë rusë, selfie është një autoportret i marrë me ndihmën e një smartfoni, i shpërndarë shpesh menjëherë në rrjetet sociale.
ATSH
/Shqiptarja.com