SHËN-PETERSBURG, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh sot i gatshëm për të lehtësuar dialogun mes presidentit sirian, Bachar al-Assad dhe opozitës lejuar nga Damasku me qëllim për tu angazhuar për reformat dhe një ndryshim politik.
"Ne jemi të gatshëm të nxisim presidentin Assad që të angazhohet në bisedime me opozitën në kuadër të reformave politike. Gjithçka është e realizueshme", deklaroi presidenti rus me rastin e forumit ekonomik ndërkombëtar të Shën-Petersburgut.
"Ne jemi të gatshëm të punojmë me Assad që të angazhohet në një proces të ndryshimit politik. Por kjo duhet të jetë çështje vetëm popullit sirian", shtoi ai.
Për më tepër, Vladimir Putin nënvizoi se do të vazhdonte të mbështeste Bachar al-Assadin dhe se i trembej një skenari libian apo irakian në rast se presidenti sirian do të duhet të lërë pushtetin.
"Ne mendojmë se ky është vendimi i duhur dhe është e vështirë të arrijmë diçka tjetër nga ana jonë", deklaroi ai.
Vladimir Putine u kërkoi përveç të tjera partnerëve evropianë dhe amerikanë (...) më shumë përpjekje për të luftuar të keqen absolute, që mendojmë të jetë fondamentalizmi dhe Shteti Islamik.
Konflikti në Siri ka shkaktuar më shumë se 230 000 të vdekur, sipas një OJQ-je./
/ec/