Siç njofton gazeta serbe, “Novosti’, Putin gjatë takimit me kreun e kishës serbe ka thënë se Rusia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që sipas tij qenka bërë duke e shkelur Rezolutën 1244 të OKB-së dhe të gjitha normat e bashkësisë ndërkombëtare.
“Moska edhe më tej do të përkrahë serbët në luftën e drejtë për të ruajtur territorin e saj, popullin dhe tempujt në Kosovë”, ka thënë ai në Kremlin.
Putin, veç kësaj deklarate, ka folur dhjetë minuta për “hallet që ka pasur dhe ka populli serb në Kosovë”.
Gazeta “Novosti” në fund konstaton se “presidenti Putin ka informacione të shkëlqyera se ç’vuajtje paska populli serb dhe popullata tjetër jo serbe në Kosovë”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)