MOSKË - Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi posht akuzat e Kievit dhe të Perëndimorëve mbi livrimin e armëve nga Moska tek rebelët prorusë në lindje të Ukrainës dhe pohoi se ata i gjejnë vetë armët.
"Nga vijnë automjetet e tyre të blinduara dhe sistemet e artileris? Në botën e sotme, njerëzit që bëjnë një luftë dhe e gjykojnë këtë luftë legjitime, i gjejnë gjithmon armët", deklaroi Putini në një intervistë në kanalin televiziv gjerman, ARD, të publikuar sot nga Kremlini.
Një konflikt i aramtosur kundërve forcat ushtarake ukrainase dhe separatistët prorusë në lindje të Ukrainës dhe deri tani kanë vdekur më shumë se 4 100 perosna që prej fillimit të konfliktit në prill, sipas OKB-së.
Kievi dhe Perëndimorët akuzojnë rusinë se mbështet ushtarakisht rebelët ukrainas në lindje të vendit, ndërkohë që Moska përgënjeshtron.
"Autoritetet ukrainase kanë dërguar ushtrinë dhe përdorin edhe predha balistike. Kush flet për këtë? Ka më shumë se një zë", vazhdoi Putini.
"Rusia nuk do që autoritetet ukrainase të eleminojnë të gjithë kundërshtarët e tyre politikë dhe opozitarët në lindje të Ukrainës", vazhdoi ai.
"Dhe ne nuk do ta ljeojmë këtë gjë", theksoi presidenti rus./ATSH/