Rusi, rubla në nivelin më të ulët përballë dollarit

Monedha ruse ka rënë në nivelin më të ulët, prej më shumë se një viti, përballë dollarit, nën goditjen e një rënieje tjetër të çmimeve të naftës që ka zbehur perspektivat për një rimëkëmbje të ekonomisë ruse.

Dollari ka kaluar pragun e 72 rublave për herë të parë që prej muajit dhjetor 2014 dhe ka arritur në 72,46 rubla. Euro ka arritur në 79,55 rubla, niveli më i lartë që prej gushtit të kaluar.

Ekonomia ruse ka kaluar këtë vit një recesion të thellë për shkak të rënies së tregut të naftës dhe sanksioneve lidhur me krizën ukrainase.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’