MOSKË, 16 dhjetor /ATSH-AFP/ - Rubla u zhvlerësua sot me më shumë se 20 për qind, ku një euro u shkëmbye me 100 rubla, diçka e paimagjinueshme një ditë më parë, dhe një dollarë me 80 rubla, pavarësisht rritjes spektakolare të normave të shpallur nga Banka Qendrore për të mbrojtur monedhën ruse.
Nga ana tjetër, treguesi RTS i Bursës së Moskës ka rënë me 17 për qind duke arritur nivelin më të ulët që prej marsit 2009.
"Pa asnjë dyshim jemi duke asistuar në një sulm spekulativ ndaj rublës", komentoi Alexei Mikheiev, i bankës VTB24.
Banka Qendrore ruse njoftoi sot rritjen e normës bazë të interesit nga 10,5 për qind në 17 për qind, një rritje me gjashtë pikë e gjysmë, ndërkohë që rubla është përballur dje me një rënie të ndjeshme duke humbur 10 për qind të vlerës së saj ndërsa sot pati një tjetër zhvlerësim që ishte në masën 20 për qind./
/G.S/
/Shqiptarja.com