MOSKË, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ - Bilanci i luftimeve të zhvilluara mes rebelëve çeçenë dhe forcave të rendit në qendër të Groznis ka arritur në 24 të vdekur, njoftuan sot autoritetet ruse dhe ato lokale.
Të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe 28 u plagosën, sipas bilancit përfundimtar të Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme, të cituar nga agjencia "RIA Novosti".
Ndërsa 10 rebelë u vranë gjatë luftimeve, sipas një bilanci të publikuar dje nga Komiteti Kombëtar kundër Terrorizmit.
Një grup rebelësh filloi një sul nga qendra e Groznis para se të fillonin luftimet kundër forcave të rendit në një shkollë dhe në një godinë që morri zjarrë që i përkiste një media lokale.
Sulmuesit u deklaruan si anëtarë të lëvizjes kryesore islamike, Emirati i Kaukazit, që zhvilluan sulmet e tyre pak orë para një fjalimi të shumë pritur të presidentit Vladimir Putin, ku një i besuar i tij, Ramzan Kadyrov, drejton Çeçeninë me një dorë të hekurt që prej vitit 2007.
Kjo përplasje vjen dy muaj pas vdekjes së pesë policëve në Grozni, ndërkohë që pengonin një kamikaz që të aktivizonte rripin e tij të mbushur me eksplozivë në të hyrë të një salle koncerti, duke rrisjellë frikën e një cikli të ri dhune në republikën jo stabël të Kaukazit rus./
/G.S/











