RUSI - Mijëra persona morën pjesë në ceremoninë e funeralit dhe varrimit të opozitarit rus Boris Nemstov, kritikuesin e Kremlinit, i cili u vra me 4 plumba ditën e premte. Qytetarë të shumtë mbushën rrugët e Moskës në nderim të Nemtsov ndërsa e përcollën drejt banesës së fundit, me lule e qirinj në duar.

Arkivoli i Nemstosv u vendos në mes të një qendre për të drejtat e njeriut ndërsa fotografia bardh e zi qëndronte mbi kokën e tij me në sfond muzikë funebre.

Nemtsov ishte një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin dhe u vra pranë murit të Kremlinit, zonës më të sigurtë në vend. Disa politikanë të Bashkimit Europian dhe lideri i opozitës Ruse u ndaluan të marrin pjesë në funeralin e politikanit opozitar.
 
Ai do të varroset në të njëjtën varrezë ku ndodhet dhe varri i gazetares Anna Politkovskaja të vrarë në 2006-tën. Ende nuk është bërë asnjë arrestim deri më tani për vrasjen e politikanit opozitar dhe nuk është nxjerrë asnjë motiv i qartë për vrasjen e tij.

Në një video të rregjistruar nga një kamër sigurie duket një makinë e cila kalon në momentin e vrasjes por pa asnjë pamje të detajuar të të dyshuarve brenda.

Nemstov
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)