Rusia fushatë kundër turizmit në Shqipëri, kërcënon nëpunësit: Pushim nga puna nëse udhëtoni atje

Rusia fushatë kundër turizmit në Shqipëri, kërcënon nëpunësit: Pushim nga puna nëse udhëtoni atje

Foto e propagandës ruse kundër turizmit në Shqipëri

Nëpunësit e administratës ruse do ta kenë të ndaluar që të vizitojnë vendin tonë gjatë këtij sezoni turistik.

Lajmin e ka raportuar ditën e sotme një prej portaleve më të rëndësishme turistikë në Federatën Ruse, e quajtur “TourDom” ose “Shtëpia e e Tureve” (tourdom.ru). Zyrtarisht, një vendim i tillë është justifikuar me faktin që vendi ynë, në unison me vendet e tjera të BE-së dhe me vendet anëtare të NATO-s, ka shpallur sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Pavarësisht kësaj, masa e marrë nga Moska zyrtare nuk ka shënjestruar njësoj të gjitha vendet e BE-së dhe të NATO-s të cilat i janë bashkuar sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë, duke goditur në mënyrë selektive Shqipërinë, provë kjo e qartë për fushatën anti-shqiptare të sponsorizuar nga Kremlini.

Zyrtarët dhe parlamentarët janë të ftuar të braktisin udhëtimet turistike në vendet që kanë u janë bashkuar sanksioneve kundër Federatës ruse. Shumë nëpunës civilë tashmë planifikojnë pushimet verore, duke përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara.

Ka thënë një zyrtar i Dumës ruse

Zyrtarët duhet të jenë një model për sjelljen e të gjithë qytetarëve, si në jetën profesionale ashtu edhe atë personale. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vendet që vendosin sanksione kundër Rusisë. Në shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia.

Thuhet në nismën propagandistike të Rusisë

Gjithashtu, propozohet që zyrtarët e shtetit të cilët vendosin të udhëtojnë për pushime në këto vende, të shkarkohen nga puna.


(Artikulli kundër turizmit shqiptar i publikuar në faqen tourdom.ru)

Por propaganda antishqiptare e Rusisë nuk ndalet me kaq. Një ditë më parë, makineria e propagandës zyrtare të Kremlinit, “Russia Today” publikoi një shkrim dedikuar problematikës së drogës në vendin tonë, duke përdorur të njëjtat teza të propaganduar në retorikën e saj edhe nga ana e opozitës shqiptare.

Bandat e krimit të organizuar, si ato të mafias shqiptare, “janë duke ushqyer një rritje të vazhdueshme të krimit të dhunshëm në Britaninë e Madhe”. Importimi më i madh i drogave të kategorisë A (heroinë, kokainë, LSD dhe kërpudha) po nxit gjithmonë e më shumë beteja territoriale në rrugët e Britanisë, thotë për “Russia Today” një zyrtar i lartë në Policinë Britanike.

John Coles, kreu i operacioneve special në Agjensinë Kombëtare të Krimit, i ngarkuar me ndjekjen e bandave të drogës, thekson se ka një përqindje më të madhe gangterësh që qarkullojnë me armë zjarri dhe me thika, çka sipas tij është duke rritur krimet e dhunshme në rrugët e Londrës.

Rusia Today

Deklaratat e Bashës gjejnë gjithashtu shpesh pasqyrim në mediat ruse. “Atje gjeni vetëm vrasje”, ishte pak kohë më parë titulli i një artikulli, në të cilin citohej lideri i opozitës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 24/05/2018 15:38

    O hasan pordha qenge pordhe komplet Po pse more q na kohe skenderbeut e deri nvitin 1948 si paske mi ber ne me buk si kemi jetuar e nuk kishim fdekur per buk ashu do benim prap e mos t na ipte ajo rusia jote ike more plere se nuk e njef fare istorim e shqiperis ti

    Përgjigju
  • Anton: 24/05/2018 14:47

    Mbajeni veten o patriote shqipekare Nga u mbush gjysma e shqiperise me emrin Vladimir dhe stalin? Dikur ua thithem ruseve,tani po u thithim cifuteve te amerikes Kush e di nga do sillemi rradhen tjeter kur te fryeje era,si popull butak qe jemi

    Përgjigju
  • Donela: 24/05/2018 14:12

    Ka folur me gojen e Bashes e Monikes,kriminelet e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/05/2018 13:09

    U denua gje ai qe masakroi me gomone minorenen ruse ne det? Per cfare te vijne ketu qe te lene kockat rrugeve? Ky vend nuk ofron siguri, jo per ruset por as per cdo shqipetar.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 24/05/2018 12:28

    Kujtuat se ishte loje debimi i diplomateve ruse apo bashkimi me vendet e BE per te vendosur sanksione ndaj Rusise si e si qe te antaresoheni ne BE. Shqiptaret nuk duhet ta harrojne vitin 1948 kur Rusia i shpetoi nga zija e bukes duke ja hequr popullit te saj dhe ja solli Shqiperise.

    Përgjigju
    • Zamir: 24/05/2018 14:39

      Zoti Pordha Po ju sa i informuar që jeni se rusët e hoqën nga vetja bukën dhe na e prun neve. A të pordhsha në mendje o Hasan Pordha.

    • ne tiron: 24/05/2018 14:27

      Je nje pordhe e vertet. Sllavet edhe greket jane antishqiptare te betuar. Edhe kjo eshte e kuptueshme perse. E del nje Pordhe qe na thote, vllezerit tane Sllave na mbajten me buke.

  • ilo: 24/05/2018 12:09

    E sheh vdiqem urie ne qe nga 60 kur nuk kemi patur marrdhenie me muzhiket e PD

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/05/2018 12:07

    U pa sot në parlament se kush e pêrkrah Kremlinin..!!! Esat Toptanët Saliov dhe Bashov ... Turpi i kombit i shekullit XXI

    Përgjigju
    • ne tiron: 24/05/2018 14:31

      The ate qe kam thene me pare. Agjentuara trashegohet, nuk mbaron. Ashtu funksionon. Esad Pasha Ahmet Zogu (nipi esad) Enveri (derisa Vendosi te jete vete zot e vet shkop, e mos ta merrte tito ne vete, edhe beri nje gje te mire) Ramizi Saliu (kete u kujdes agjent Ramizi ta hypte ne pushtet) Lulushi

  • Tomo: 24/05/2018 11:47

    Russia vendi ma I korruptum ne bote

    Përgjigju
  • Erik: 24/05/2018 11:38

    Nuk na ra ekonomia se nuk erdhen 20 punonjes te administrates ruse me pushime. Te tjeret qe nuk punojne ne shtet jane te lire te pushojne ne keto vende.

    Përgjigju
  • Sifi: 24/05/2018 11:31

    Reciprociteti eshte ne marredheniet midis dy vendeve . Cfar do japesh do marresh. Rusia vec ju pergjigj sanksioneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit