Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmin me dronë nga Rusia, në kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE ka dënuar ashpër sulmin, teksa shtoi se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë.
Po ashtu, Delegacioni i BE e cilësoi sulmin si “të papërgjegjshëm” dhe një tjetër dëshmi sipas tyre, e “brutalitetit të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit rus kundër Ukrainës”.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Lajmi kryesor:
Rusia godet me raketa kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Report Tv siguron pamjet! Filo: Pashë vdekjen me sy! Hoxha: E papranueshme









