Rusia hakmerret ndaj Moldavisë për mbështetjen që i jep Ukrainës

Rusia hakmerret ndaj Moldavisë për mbështetjen që i jep Ukrainës

Ekonomia e republikës së vogël të Moldavisë po e paguan shtrenjtë që është pozicionuar në favor të Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, e varur në tërësi nga energjia ruse për të mbijetuar, Moldavia po përballet me inflacionin më të lartë në Evropë për shkak të asaj që disa vëzhgues e quajnë shantazh energjetik nga Moska. Republika e Moldavisë po kalon një nga momentet më të vështira ekonomike në historinë e saj të shkurtër si një vend i pavarur. Fqinji i saj ukrainas po përballet me agresionin rus, por Moldavia është nën sulm ekonomik.

Moska e ka ndëshkuar qeverinë pro-perëndimore të Moldavisë me një rritje drastike të tarifave të energjisë. Rezultati: një normë inflacioni që kalon 30% dhe një vend në prag të rrënimit. Autoritetet moldave akuzojnë Kremlinin se po ndërhyn në politikën e këtij vendi duke shënjestruar ekonominë e tij.

“Në 20 vitet e fundit kam numëruar rreth gjashtë embargo që Rusia ka vendosur ndaj produkteve të ndryshme si vera, frutat, perimet. Sa herë që qeveria moldave është para marrjes së një vendimi që konsiderohet në interesin kombëtar, atëherë ata ndëshkojnë njerëzit përmes ekonomisë”, thotë për Zërin e Amerikës, Ministri i Ekonomisë, Dumitru Alaiba.

Në vreshtat e Moldavisë, këtë e quajnë shantazh rus. Pas vitesh embargosh dhe presionesh, kjo kompani vendosi të ndalojë shitjen e verës në Rusi. Moska ishte klienti i tyre kryesor. Tani rusëve nuk u shesin asnjë shishe.

“Rusia e ka dëshmuar veten gjatë viteve se nuk është partner i besueshëm tregtar. Për industrinë e verës, ndikimi i parë ndodhi në vitin 2006 kur Rusia vendosi embargo ndaj verërave të Moldavisë. Më mashtroni një herë, turp të keni, por nëse më mashtroni dy herë atëherë turp duhet të më vijë mua”, thotë Eugen Comendant, Drejtor Operativ në Purcari, prodhuesi kryesor moldav i verërave.

Banorët e Moldavisë kanë marrë goditjen më të rëndë ekonomike, për shkak të kostos së papërballueshme të çmimit të energjisë. Në rajonin autonom bujqësor dhe ndër më të varfërit, Gagauzi, situata ka bërë që shumica e popullsisë të kërkojë subvencione për të paguar faturat e energjisë elektrike. Autoritetet thonë se situata është e paqëndrueshme.

“Produktet ushqimore janë bërë edhe më të shtrenjta. Kur një familje shpenzon gati gjysmën e të ardhurave të saj për ngrohje dhe pothuajse të njëjtën shumë për ushqim atëherë si mund të mbijetojë? Zyrtarisht, katër të pestat e popullsisë janë në kufirin e varfërisë”, thotë Alexander Ternovskiy, deputet i asamblesë kombëtare të Gagauzisë.

Ekspertët thonë se vendi duhet të gjejë burime të tjera energjetike dhe të çlirohet nga manipulimi politik i Moskës.

“Moldavia është një nga vendet më të vogla në Evropë. Është e vështirë të gjesh një vend tjetër që importon gjithë energjinë që i nevoitet. Ne varemi 100% nga gazi rus”, thotë Veaceslav Ionita, ekonomist në institutin IDIS, organizatë studimore moldave.

Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Moldavia ka pësuar dëme të rënda nga lufta. Betejat ushtarake mund të jenë larg, por në luftën hibride të Rusisë kundër fqinjëve të saj në Evropë, Moldavia është në vijën e parë të frontit./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 17/04/2023 07:47

    Keshtu bejn dhe shtetet e medha kundra shqiperis me gjykaten e arbitrazhit Kur qeveria shqiptare kerkon te vendos rregull ne investimet e huaja menjehere gjyqi i hages e denon shqiperin rend me qindra milion Keshtu ben dhe rusi kush ngre koken kundra ai i pret energjin dhe i le te vdesin nga te ftohtit dhe i le pa pune

    Përgjigju
  • Turi: 16/04/2023 21:08

    Kur Europa dhe amerika bejne embarko dhe sanksione ndaj nje shteti jane te ligjshme , kur e ben nje shtet tjeter quhet agresion . Perse cfare priste Moldavia te bej politike kundra Rusise dhe ata ti japin energji me cmimte ulet dhe tju blejne veren ? Te gjithe shtetet e medhaja normal qe do godasin te voglat por puna eshte qe te bejne rregull te njejte per gjithe boten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë