Atentat në Lushnje, ekzekutohet duke pirë kafe pronari i lokalit, plagosen 5 të tjerë! Autori zbriti nga makina dhe qëlloi mbi 20 herë me breshëri kallashnikovi

Një atentat në mes të qytetit ka tronditur mbrëmjen e sotme Lushnjen. Me breshëri kallashnikovi është ekzekutuar 34 vjeçari Bledar Muça në ambientet e lokalit të tij bar “Pedonale”. Ai ishte i ulur në tavolinë duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje, ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën 5 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 gra. 

Të plagosur nga të shtënat kanë mbetur Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeç ndodhen në terapi intensive, ndërsa dy të plagosurit e tjerë Eksara Sauli, 26 vjeç dhe Majlinda Gjyli 66 vjeçe, ndodhen jashtë rreziku për jetën. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur transportimin e tyre në spital. 

Autorët dyshohet se kanë qenë 2, ku njëri ka zbritur nga makina tip Golf me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokalit ku ishte ulur shënjestra. Plumbat dyshohet se i kanë kapur rastësisht 5 të plagosurit. E gjithë kjo skenë ka ndodhur ndërsa lokali ka qenë i mbushur me njerëz, përfshirë gra, të cilët janë tmerruar teksa po konsumonin kafe.

Pas atentatit është gjetur një makinë e djegur poshtë urës së Rrogozhinës në Lushnje, që dyshohet se është e atentatorëve të Bledar Muçës. Atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre. Gjithashtu edhe në Elbasan janë ngritur pika kontrolli në hyrje të këtij qyteti dhe po kontrollohen automjete nëse autorët kanë mundur të dalin nga qyteti pa lënë gjurmë.

*Raportuan gazetarët Sokol Dema dhe Yrjet Saliasi

 

Foto VIDEO nga vendi i ngjarjes

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:14
Atentati në Lushnje/ Itinerari i autorëve, makina u gjet e shkrumbuar poshtë urës së Rrogozhinës, u ndihmuan nga bashkëpunëtorët! Kamerat e bizneseve i kanë filmuar

 

Poshtë urës së Rrogozhinës është gjetur makina e autorëve të atentatit të Bledar Muçajt. Automjeti është shkrumbuar plotësisht. Në këtë zonë autorët i ka pritur një makinë tjetër.

Në këtë zonë bizneset janë të panumërta, 20 deri në 30 që kanë kamera sigurie dhe që mendohet se i kanë filmuar lëvizjet e autorëve. Kamerat janë sekuestruar nga autoritetet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Ende skemi informacion për motivin e atentatit. Shumë pak njihet viktima, pasi nuk është banor i qytetit, por e kishte marrë me qira lokalin në pedonale. Bledar Muça është nga fshati Dushk i Lushnjes.

Ora 23:32
Gjak, xhama të thyer, syze, këpucë...çfarë mbeti pas në lokalin ku u ekzekutua pronari dhe u plagosën 5 të tjerë

Një atentat me mbi 20 plumba ndodhi në qendër të Lushnjes në një kohë kur pedonalja e qyteti, por edhe baret rreth e rrotull ishin të mbushura me njerëz. Nga të shtënat mbeti i vdekur pronari i lokalit Bar Pedonalja dhe janë plagosur 5 të tjerë. Gjithçka ka mbetur pas atentati janë njolla gjaku në trotuar e rrugë, xhama të thyer dhe sende të ndryshme si këpucë e syze që mund të kenë qenë të viktimës dhe të të plagosurve.

Ora 23:31
Atentati me 1 viktimë në mes të Lushnjes, 5 të plagosur! 3 në terapi intensive, 2 jashtë rrezikut për jetën

Rritet bilanci i të plagosurve nga atentati në Lushnje ku u vra pronari i lokalit Bledar Muça. Ka shkuar në 5 numri i të plagosurve, mes tyre janë 2 gra. 3 prej të plagosurve janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë jashtë rrezikut për jetën.

Ora 23:27
Ekzekutimi i Bledar Muçës në lokalin e tij, gjendet makina e djegur e autorëve

1629754286_1629753249bledarmuca4.jpg

Është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është e atentatorëve që ekzekutuan Bledar Muçën në lokalin e tij. Makina është gjetur në fshatin Thanasaj në Lushnje. Tashmë policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Ora 23:24
Atentati në Lushnje, pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ngrihen edhe në Elbasan

 

Ekzekutimi me breshëri kallashnikovi në qendër të Lushnje ka alarmuar policinë duke ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë larguar me një makinë. Gjithashtu edhe në Elbasan janë ngritur pika kontrolli ne hyrje te këtij qyteti dhe kontrollohen automjete nëse autorët kanë mundur të dalin nga qyteti.

Ora 23:08
Atentat në Lushnje, autorët qëlluan mbi 20 herë me kallashnikov

1629753009_Sequence03.00010718.Still026.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Në atentatin në Lushnje, dy autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 20 herë, plumba që kanë të vdekur pronarin e lokalit Bar Pedonalja dhe plagosën 3 të tjerë.

Ora 23:07
Atentati në Lushnje, kush është pronari i lokalit që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi

1629752787_bledarmuca.jpg

Bledar Muça

Report Tv ka siguruar foton e Bledar Muçës, 34 vjeç, i cili u ekzekutuar mbrëmjen e sotme në lokalin e tij në Bar Pedonalja në qendër të Lushnjes. Ai u qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy autorë, që ishin në lëvizje me makinë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 3 të tjerë.

Ora 22:59
Atentati në Lushnje ku u ekzekutua pronari i një lokali, dalin emrat e të plagosurve, mes tyre një vajzë

Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi janë 3 të plagosurit nga atentati me armë zjarri në Lushnje ku mbeti i vrarë Bledar Muça. Ende nuk ka një informacion të saktë mbi nurmin e të plagosurve.

Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 23/08/2021 22:19

    Çfarëdo lloj motivi të kenë pasur vrasësit nuk justifikohet përdorimi i automatikut në një lokal me njërëz që nuk i kanë borxh askujt! Uroj që të gjenden autorët dhe të kapin ndonjë të përjetshëm!! Shërim të shpejtë të plagosurve!!

    Përgjigju
  • Alib: 23/08/2021 22:10

    Demokracija i ka kta.

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/08/2021 21:43

    Km është i zën me goranat dhe talibanat !

    Përgjigju
  • Besi: 23/08/2021 21:25

    Po ku po jetoj o zot?! Vetem vrasje, dhune, korupsion, aroganc! Lajme te mira 0 ! O shqiperi e mallkuar!!

    Përgjigju
  • Arberi: 23/08/2021 21:12

    Keshu esh kur do ti maresh pune land shytit e cun. Ku pjerdhe landi per njeri ne lushnje. Land shyti spordhi per spakun

    Përgjigju
  • Franceska: 23/08/2021 21:09

    Eshte cuditshme ne shume ngjarje te renda Ne te cilat shumicat nuk tregohen ne mendia , Ne ambjente ku jane ne nje tufe meshkujsh( burrash ) 40 vjec e me shume ne disa raste, Jane disa vajza prezent 20-25 vjec krejt rastesisht !!! Te cilat shiten si domate e patate.. sipas ofertes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën