Rusia, jo përfundimtare "Miss Kosovës"
Vetëm pak kohë më parë u deklarua në media se “Miss Universe Kosovo” Mirjeta Shala nuk do të jetë pjesë e garës së bukurisë, e cila këtë vit do të mbahet në Moskë, pasi Rusia ende nuk e ka njohur
Vetëm pak kohë më parë u deklarua në media se “Miss Universe Kosovo”, Mirjeta Shala nuk do të jetë pjesë e garës së bukurisë, e cila këtë vit do të mbahet në Moskë, pasi Rusia ende nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur.
Si rrjedhojë edhe “Miss Universe Albania”, Fioralba Dizdari u tërhoq nga gara e madhe e bukurisë.
Më tej kjo gjë bëri që të reagonin edhe qarqet diplomatike, të cilat i thanë mediave serbe se Kosova nuk do të mund të marrë ende pjesë në garën që do të mbahet në Rusi, derisa ajo mos të deklarojë se do të mbajë edhe fusnotën, që do të konfirmonte neutralitetin ndaj statusit.
Kjo çështje ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane, ku “Corriere Della Sera” ka reaguar me një shkrim.
“Përralla e 19 vjeçares kosovare Mirjeta Shala ka përfunduar pa nisur ende. Në garën e madhe të bukurisë , e cila do të mbahet më 9 nëntor, ndryshe nga çfarë pritej ajo nuk do të jetë”, shkruhet në websajtin e Corriere Della Serës.
Më tej vihet theksi mbi faktin se kjo gjë nuk ka lindur si shkak i mosplotësimit të kritereve nga Mirjeta Shala, por si rezultat i qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës, për të cilën kjo e fundit nuk ekziston.
Nga ana tjetër vihet theksi se për shkak të lidhjes që ka Shqipëria me Kosovën edhe Fioralba Dizdari ka hequr dorë nga kompeticioni i madh.
Ata theksojnë se e gjitha kjo është për shkak të një lufte gjeopolitike, e cila nuk kurseu as mbretëreshat e bukurisë.
Vendimi i organizatorëve është përfundimtar dhe mjafton të shkosh në faqen e zyrtare të Miss Universe për të parë që profilet e dy vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën janë zhdukur.
Në shkrim përmendet fakti se Kosova ka pasur një pjesëmarrje të denjë më parë në këtë kompeticion bukurie, ku vlen të përmendet klasifikimi i Diana Avdiut vitin e shkuar në 16 vajzat më të mira, gjithashtu dhe Afërdita Dreshaj e cila arriti të fitonte titujt më të mirë të shtypit rozë pas fotove me aktorin Leonardo Di Caprio.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
24/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
27.7%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mark Rutte: NATO do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus
9 Tetor, 08:05
-
Hezbollahu intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit
9 Tetor, 07:51
-
Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington
9 Tetor, 07:49
-
Kishte planifikuar sulm terrorist ditën e zgjedhjeve në SHBA, arrestohet i riu nga Afganistani
9 Tetor, 07:45
-
Media spanjolle 'La Vanguardia': Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
9 Tetor, 07:40
-
Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri
9 Tetor, 07:37
-
40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë
9 Tetor, 07:34
-
Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë
9 Tetor, 07:24
-
Sot reshje shiu në gjithë vendin, Shkodra e Lezha dy qarqet e rriskuara
9 Tetor, 07:10
-
Mos lejoni që të shpërqendroheni nga ngjarje të papritura, horoskopi për sot
9 Tetor, 07:10
-
PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë
8 Tetor, 22:56
-
Opozita shkakton tensione në Këshillin Bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
8 Tetor, 22:49