Rusia ka ndërprerë të gjitha furnizimet me naftë për Poloninë. Kjo është bërë e ditur nga kompania kryesore polake e naftës, Pkn Orlen, e cila ka ndaluar marrjen e flukseve përmes tubacionit të Druzhbës. Në Twitter, CEO, Daniel Obajtek, e bëri të ditur këtë lajm.
"Rusia ka bllokuar të gjitha furnizimet", rrethanë për të cilën "ne ishim të përgatitur". Drejtori i Përgjithshëm i Pkn Orlen shpjegoi se rafineritë do të furnizohen nga deti dhe se nuk do të ketë pasoja për konsumatorët.
Tubacioni Druzhba, i cili furnizon Poloninë, Gjermaninë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, ishte përjashtuar nga sanksionet evropiane, për të akomoduar vendet që kanë mundësi të kufizuara për furnizime alternative. Pas reduktimit në muajt e fundit, Polonia ishte vetëm 10% e varur nga furnizimet ruse të naftës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ BE, paketë e dhjetë e sanksioneve kundër Rusisë, Zelensky: Putini do të eliminohet nga rrethi i tij









