Rusia: Kemi zmbrapsur sulme ukrainase me dronë
Një sulm me dronë në rajonin rus Kursk. Fotografi nga arkivi
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 1 shkurt se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjatë natës 11 dronë ukrainas mbi territorin rus.
“Gjatë natës, u pengua një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë ndaj caqeve në territorin rus. Mbrojtja ajrore pengoi dhe shkatërroi dronët mbi rajonin e Belgorodit [katër dronë] dhe Kursk [një dron]”, tha ministria përmes një deklarate.
Edhe katër dronë të tjerë u rrëzua më vonë në rajonin e Belgorodit dhe dy të tjerë në rajonin e Voronezhit, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ukraina ka qenë nën sulme të vazhdueshme ajrore të Rusisë për pothuajse dy vjet dhe vazhdimisht po kërkon nga aleatët e saj perëndimorë që ta ndihmojnë në forcimin e sistemeve të saj mbrojtëse. Mijëra persona vlerësohet se janë vrarë gjatë bombardimeve ruse.
Në muajt e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin e Rusisë, kryesisht duke shënjestruar rajonet kufitare, por edhe kryeqytetin rus, Moskën, dhe qytetin verior të Shën Petersburgut.
Sulmi më vdekjeprurës me dronë ishte ai i 30 dhjetorit të vitit 2023 në qytetin rus të Belgorodit, kur u vranë 25 persona, u plagosën afër 100 të tjerë dhe qindra të tjerë u evakuuan./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.6%
Vota total: 1105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ShBA-ja i kërkon Ukrainës që të ulë moshën e shërbimit ushtarak në 18-vjeç
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 16:24
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 07:56
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28