Dështon armëpushimi në Ukrainë, Kievi: Forcat ruse vijuan luftimet në rajonin e Kramatorskut! Moska: Ushtria ukrainase bombardime me mortaja e artileri

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në orën 12 me orën lokale të Moskës, Ukraina dhe Rusia  kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e tij dhe për vazhdim të luftimeve. Akuza e parë për shkeljen e armëpushimit u lëshua nga Kievi vetëm pak orë pasi hyri në fuqi. Sipas presidencës ukrainase forcat ruse pavarësisht armëpushimit 36 orësh për krishtlindjet ortodokse të deklaruar nga Kremlini kanë vijuar luftimet në rajonin e Kramatorskut.

Autoritetet e Kievit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg kishave për meshat e Krishtlindjeve, pasi kanë të dhëna se forcat ruse po përgatisin sulme terroriste në territoret e pushtuara.    

Nga ana tjetër ministria e mbrojtës Ruse ka akuzuar forcat ukrainase se po vazhdojnë bombardimet në zona të ndryshme, duke thyer armëpushimin e vendosur. Sipas Ria Novosti, ministria e mbrojtës ka deklaruar se ka pasur 4 bombardime me mortaja në Donbass dhe tre të tjera në Belogorovka dhe Lugansk. Po ashtu sipas rusëve 8 sulme janë shënuar edhe nga forcat e artilerisë në Zaporizhia. Në një tjetër deklaratë të forcave fioloruse thuhet se ka pasur tre civilë të plagosur nga bombardimet e ukrainasve, në një qytezë në afërsi të rajonit të Khersonit.   

Reagimet kane qenë të shumta pas deklarimit të armëpushimit për krishtlindjet ortodokse nga ana e presidentit putin. Autoritetet ukrainase e kanë quajtur atë një hipokrizi dhe e konsideruan si një mënyrë për të fituar kohë që trupat ruse të avancojnë në rajonin e Donbasit. Po ashtu edhe zyrtarë të perëndimit e kanë konsideruar të pabesueshëm armëpushimin e Rusisë, ndërsa kanë bërë thirrje që të tërheqë forcat nga Ukraina dhe të ndërpresë menjëherë të gjitha luftimet.   

Armëpushimi i deklaruar nga Kremlini hyri në fuqi mesditën e së enjtes dhe do të përfundojë në orën 24.00 të datës 7 janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Lufta/ Britania: Luhansku, Donjecku, zyrtarisht pjesë e Forcave të Armatosura Ruse

1673016961_JA20FinchFacebook.jpg

Ministria britanike e Mbrojtjes njofton se Rusia ka integruar brenda forcave të saj të armatosura njësitet paraushtarake të dy rajoneve ukrainase që i aneksoi në fund të shtatorit të vitit të kaluar. Ndërkohë Presidenti ukrainas falenderoi në mënyrë të veçantë presidentin Biden dhe kancelarin gjerman, Scholz për vendimet që i ofrojnë ndihma të reja ushtarake Ukrainës. Uashingtoni pritet të konfirmojë sot lajmin se do t’i dërgojë Kievit rreth 50 automjete ushtarake, “Bradley” si pjesë e një pakoje të re për ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus.

Ora 14:23
Rusia kërkoi armëpushim për Krishtlindjen ortodokse, Ukraina e refuzon, fillojnë sërish sulmet mes dy vendeve, Zelensky: Ne nuk jemi për mëshirë

1672833353_dfjns.JPG

Trupat ukrainase vazhdojnë të bombardojnë trupat ruse në pika të ndryshme përgjatë frontit, pavarësisht armëpushimit të njëanshëm të shpallur nga Moska, lajmërim i  Ministrisë ruse të Mbrojtjes. 

Në veçanti, ministria ruse  raporton 4 bombardime me mortaja në zonën Donbass të Krasnolimansky, në rajonin e Donetsk, dhe 3 bombardime artilerie në zonën Belogorovka, në Lugansk. 

Tetë sulme artilerie u raportuan në vend të kësaj në Novopavlovka, në rajonin e Zaporizhzhia, me një përgjigje ruse e cila, thotë burimi, eliminoi pozicionet ukrainase që kishin kryer bombardimet.

Ora 12:04
Lukashenko mbikëqyr nga afër stërvitjen e trupave të Putinit, rrezik për sulme ruse nga pjesa veriore e Bjellorusisë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka vizituar një bazë ushtarake ku janë vendosur trupat ruse në vendin e tij. Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë bëri me dije se gjatë takimit të Lukashenkos me përfaqësues të ushtrisë ruse u diskutua mbi stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis dy shteteve.

“Në këtë fazë, njësitë e forcave të armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme të kryejnë detyrat e parashikuara”, tha një përfaqësues i ushtrisë ruse.

Minsku tha të enjten se do të marrë më shumë armë dhe pajisje nga Rusia.

Ky bashkëpunim midis dy vendeve rrit mundësinë që Moska të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulmet nga pjesa veriore e saj.

Minsku ka mohuar se dëshiron të hyjë në luftën kundër Ukrainës, por Rusia kishte përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin më 24 shkurt, por ndërkohë Moska vazhdon ta përdorë hapësirën ajrore bjelloruse për të kryer sulme me dronë dhe me raketa, kjo e konfirmuar edhe nga Kievi.

Ora 11:24
Rusia thyen ligjet e veta, 40 mijë kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm do bëhen pjesë e ushtrisë, nuk do kryejnë dënimin nëse luftojnë gjysmë viti në Ukrainë

1672933951_124955610putin1.jpg

Presidenti Putin do të mbushë njësitë e tij ushtarake me kriminelë dhe kjo sipas Dimitri Soibel, BILD është për shkak se i mungojnë ushtarët për frontin e luftës. 40 mijë kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm do luftojnë në Ukrainë. Putin i ka ofruar atyre mundësinë për të mos u ndëshkuar nëse ata luftojnë për gjysme viti.

 Presidenti rus Putin hyri në luftë me Ukrainën me bindjen që do e pushtonte atë për tri ditë, por ndërkohë kanë kaluar dhjetë muaj që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Videot e reja të Yevgeny Prigozhin, themeluesit të grupit famëkeq mercenar ‘Ëagner’ shfaqen pothuajse çdo ditë në internet, teksa ai kërkon rekrutë të rinj në kampet e të burgosurve. Madje thuhet se ai po mendon të rekrutojë edhe gra nga burgjet.

Premtimi i mosndëshkimit i motivon shumicën e kriminelëve ‘të rrezikojnë jetën e tyre’, thotë aktivistja për të drejtat e njeriut, Olga Romanova. Ajo është themeluese e organizatës ‘Rusia pas hekurave’, e cila prej vitesh merret me burgjet.

Përdorimi i kriminelëve për luftë shkel madje edhe ligjet ruse: nga njëra anë, puna mercenare është e ndaluar në Rusi. Nga ana tjetër, të dënuarit nuk mund të lirohen nga burgu pa një vendim gjykate apo pa amnisti. Por kjo nuk ka rëndësi për Putin.

 

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zelensky: 06/01/2023 16:08

    Putin huilo!

    Përgjigju
  • Den legeni: 06/01/2023 14:46

    Ik ore koke pa lar prandaj po perfitojne disa se ekzistojne ata si puna jote o injorant , dua drejtesi dhe nuk jam lepires si ty dhe disa te tjere qe shisni nenen tuaj per interes

    Përgjigju
  • Paqe: 06/01/2023 12:26

    Nga sot Ruset kerkuan nje armepushim per 36 ore mbase nuk eshte shume por dicka per te filluar bisedimet mbase eshte , kurse nga ana tjeter zelensky me kapot e tij nuk pranon sepse duhet te ikin te gjithe ushtaret Ruse nga Ukraina . Mendoj se cdo oferte qe te bej Rusia per paqe america nuk pranon sepse do shkaterrimin e Rusise dhe as i intereson fati i popullit te Ukraines. Do te kete pasoja fatale per Ukrainen dhe Europen kjo lufte por me keta drejtues qe i komandon amerika nuk e kuptoine

    Përgjigju
    • Ben: 06/01/2023 16:35

      po ty den bolja ça po te dhimbset.

    • Den: 06/01/2023 14:41

      Po te dhimbset rusia ty mor klysh bushtre,qen shqip foles?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja