Rusia ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës në OKB. Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në Dumën ruse, Aleksej Pushkov ka thenë se hyrja e Kosovës në OKB është një vijë e kuqe që nuk do të lejohet të kapërcehet. Deklarata e Pushkov është bërë gjatë një takimi me kreun e komisionit parlamentar për Kosovën në Parlamentin serb, Milovan Dreçun, i cili ka mbështetur deklaratën e Pushkov.
Zyrtari rus gjithashtu deklaroi se statusi i tanishëm i Kosovës në të drejtën ndërkombëtare është relativ dhe jo absolut. Deklarata e Pushkov është një përgjigje ndaj shkrimeve të mediave serbe se BE do të kërkojë nga Serbia nëpërmjet një marrëveshjeje të re në Bruksel që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së. Që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së duhet më parë të kalojë në Këshillin e Sigurimit dhe më pas të votohet në asamblenë e përgjithshme ku janë të nevojshme 2 të tretat e votave të anëtarëve.
Por, nëse Rusia, si një ndër pesë anëtaret permanente të Këshillit të Sigurimit, vendos veton, atëherë nuk mund të kalohet në votimin e asamblesë së përgjithshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO