Rusia kundër saksioneve, sulmon BE: Nuk po bashkpunon

Rusia kritikoi dje Bashkimin Evropian për vendim e marrë lidhur me zgjatjen e sanksioneve.

Sipas një reagimi nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme, Brukseli vijon “lojën dritëshkurtër të sanksioneve”, në vend që të bashkpunojë për të luftuar terrorizmin.

“Është e qartë që në vend që të vendosë një bashkëpunim për të luftuar sfidat aktuale, si terrorizmi ndërkombëtar, Brukseli preferon të vazhdojë lojën dritëshkurtër të sanksioneve”, thuhet në një reagim nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë, që BE zgjati me gjashtë muaj sanksionet ekonomike kundër Rusisë, për përfshirjen e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët