Rusia: NATO mbështeti Ukrainën për inkursionin në Kursk! E pavërtetë që SHBA nuk kishte dijeni për operacionin

Rusia ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë NATO-n dhe shërbimet e posaçme perëndimore se janë të përfshira në planifikimin e inkursionit ukrainas në rajonin rus të Kurskut. Këshilltari kryesor i Vladimir Putin, Nikolai Patrushev tha se ishte perëndimi që solli në pushtet juntën kriminale në Ukrainë. Në një intervistë për gazetën Izvestia zyrtari rus i quan të pavërteta pretendimet e Shteteve të Bashkuara se nuk janë të përfshira në operacionin që po zhvillohet në Kursk. Sipas tij, pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen direkt të Uashingtonit, Kievi nuk do të kishte qenë në gjendje të hynte në territorin rus.

Ndërkaq Kievi ka publikuar në rrjetet sociale imazhet e para zyrtare të inkursinit të ndërmarrë në Kurs. Sipas ushtrisë ukrainase nisja e inkursionit ukrainas në Rusi do të hyjë në historinë e luftës ruso-ukrainase, ku çdo gjë u përgatit me kujdes dhe në heshtje të plotë. Po ashtu kreu i ushtrisë ukrainase, Oleksandër Syrski bëri të ditur se kishin avancuar edhe me 1.5 km gjatë 24 orëve të fundit, duke hyrë 35 km në brendësi të territorit. Sipas tij, 82 vendbanime përfshirë qytezën e Sudzhes dhe një zonë prej 1150 km katrorë, janë nën kontrollin e forcave ukrainase. Syrski tha se kishin ngritur një zyrë të komandës ushtarake në Kursk,  duke sugjeruar ambicien për të vijuar më tej.

Ndërkohë ish-ministri i mbrojtjes Andriy Zagorodnyuk tha se qëllimi i Ukrainës ishte të detyronte tërheqjen e forcave ruse nga rajoni lindor i Donbas kur Rusia ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme për muaj me radhë. Dhe sipas raportimeve të shtëpisë së bardhe Moska i ka tërhequr disa njësi këmbësori për t’i zhvendosur në Kursk. Nga ana tjetër edhe Bjellorusia përmes ministrit të Mbrojtjes Viktyor Kherenin ka ngritur alarmin se ekzistojnë mundësitë për një provokim të armatosur kundër Minskut nga ana e Ukrainës. Me herët presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko bëri thirrje që Rusia dhe Ukraina të ulen për negociata për t’i dhënë fund luftës, dhe duke kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore nëse kufiri i Bjellorusisë cenohet nga armiku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu