Rusia nderon Darya Dugina-n pas vdekjes, vajza e filozofit nacionalist merr ‘Urdhrin e Guximit’

Rusia nderon Darya Dugina-n pas vdekjes, vajza e filozofit nacionalist merr ‘Urdhrin e Guximit’

Homazhe në Rusi pas vdekjes së Darya Duginës

Rusia nderoi të martën vajzën e filozofit Aleksandr Dugin, Darya Dugina pas vdekjes së saj në një atentat me bombë në makinë, të dielën. Moska e ndëroi Darya-n me “Urdhrin e Guximit” pas një dekreti të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Duginau nderua “për guximin dhe vetëmohimin treguar në kryerjen e detyrës së saj profesionale”, thuhet në dekret.

Në dekret thuhet se ajo u shpërblye për punën e saj si korrespondente për Tsargrad Media.

Rusia ka fajësuar shërbimin ukrainas të sigurisë për shpërthimin e makinës me bombë që vrau 29-vjeçaren, por Ukraina ka mohuar përfshirjen në shpërthim.

Darya Dugina, gazetare dhe politologe, u vra mbrëmjen e 20 gushtit. Ajo po drejtonte makinën e babait të saj, e cila shpërtheu sapo ajo u fut në makinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Rusia publikon skenarin e pretenduar për vrasjen e vajzës së Aleksandr Dugin: E bëri një spiune ukrainase

Natalya Vovk

Rusia pretendon se vajza e së Aleksandër Duginit, Darya Dugina u vra nga një shtetase ukrainase. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) publikoi një video të autores së dyshuar që tregon se si 43-vjeçarja ukrainase Natalya Vovk hyri në Rusi, qëndroi në të njëjtën shtëpi me vajzën e Duginit, i cili njihet si “truri” i Putinit dhe teoricien i nacionalizmit rus, dhe pas vrasjes së gazetares ruse ajo u nis për në Estoni.

Në fillim të pamjeve, Vovk shihet duke hapur bagazhin e makinës së saj gjatë një kontrolli dhe flokët e saj janë të lëshuara. Më pas ajo duket se hyn si brune në të njëjtën ndërtesë ku jetonte Dugina, ndërsa nga Rusia është larguar me të njëjtën ngjyrë flokësh si kur hyri në Rusi. FSB pretendon se krimi ishte planifikuar dhe kryer nga shërbimet speciale ukrainase dhe autorja hyri në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj 12-vjeçare, duke marrë me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë ku jetonte Dugina.

Vovk e ndoqi viktimën e saj duke përdorur një Mini Cooper, i cili fillimisht mbante targa "Republika Popullore e Donetskut", të cilat ajo i ndryshoi në targa Kazakistani në Moskë. Pak orë pas shpërthimit, 43-vjeçarja kaloi në Estoni me targa ukrainase. Sipas hetimit të FSB-së, makina në fjalë tashmë është shitur në Ukrainë përmes një platforme përkatëse online.

Ditën e vrasjes, Vovk dhe vajza e saj ishin në festivalin letrar dhe muzikor të Traditës dhe pasi Dugina u largua nga aktiviteti, Vovk duket se ka shpërthyer fuoristradën Toyota Land Cruiser Prado të drejtuar nga gruaja ruse. Pas kësaj, Vovk dhe vajza u nisën për në Estoni.

Sipas infomacioneve, 43-vjeçarja ukrainase ka shërbyer më parë në Batalionin Kombëtar Azov dhe emri i vajzërisë së saj është Shaban. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti vdekjen e Duginas një "krim të neveritshëm".

Por Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e saj, ndërsa ka dyshimet se akti është kryer nga vetë Putini, taktikë e njohur kjo nga presidenti rus për të fajësuar armikun, e përdorur edhe ndaj çeçeneve.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/08/2022 12:12

    Edhe kur ka prova per vrasjen prape Putin eshte ai qe e ka bere sipas mediave dhe shteteve perendimore , mbase jua thyen turinjte ketyre mashtruesve te ndyre qe e kane shkaterruar boten

    Përgjigju
    • poplakopo: 23/08/2022 13:47

      Turo pse i ke pare ti provat qe kane ruset te gjitha? Mos te kane rene gje ne dore prova te pakundershtueshme dhe sna thua mo? Sipas teje lindja na paska kriju sisteme politike te bukura dhe te papara? Po Rusia mo Turi si u be aq e madhe ne territor? Ja kishin trasheguar baballaret mo? Shko Turi futi nje sallate ruse me mire

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë