Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Impianti energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin fqinj.
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të veta, duke nisur nga e shtuna nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji. Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO.
Fingrid ndërkaq u shpreh pa shqetësim duke theksuar, se nuk rrezikohet siguria e furnizimit. Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë përqind të konsumit të përgjithshëm dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha, se Rusia do ta konsiderojë një anëtarësim të Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore "definitivisht" si kërcënim. Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi, se e sheh veten të detyruar që të reagojë "ushtarakisht-teknikisht dhe në mënyra të tjera".
Lajmi kryesor:
Presidenti finlandez-Putinit: Duam të bëhemi pjesë e NATO-s! Kremlini: Fundi i neutralitetit është një gabim! Moska i ndërpret energjinë elektrike Helsinkit






