Rusia "ngec" gjithmonë në
dimër, nuk ndryshon më orën

Rusia ashtu si e gjithë bota është zgjuar dje me orën e dimrit, por ndryshe nga shtetet e tjera për Rusinë do të mbetet e pandryshuar përgjithmonë. Të paktën kështu është plani. Rusët kanë vendosur të ndryshojnë orën e tyre përsëri, por tashmë për herë të fundit, çka ka ndezur një debat të madh në vend.
 
Në një konferencë për propozimin e kthimit të përhershëm të kohës së dimrit, përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Rusisë thanë se diferenca me orën e Greenwich do të jetë 3 orë. Ndërsa zv.drejtori i Institutit të Gjeografisë, Arkady Tishkov tha se kjo do të bëjë që njerëzit të shohin më shumë televizor.
 
“Unë mendoj se do të ishte një minus i madh për ne të veprojmë sipas tekave të 2 apo 3 njerëzve që, në përputhje me interesat e reklamuesve, 142 milion njerëz të lëvizin siç duan ata. Kjo është edhe arsyeja që unë nuk e pëlqej këtë ligj”.-tha Tishkov.

Mbështetësit e ndryshimit të përhershëm thonë se kjo do të jetë në dobi të popullatës, pasi ata do të kenë një orë shtesë të ditës duke lejuar kështu një jetë më aktive. Ndërsa shumë të tjerë mendojnë se ndryshimi i kohës është një ndër shqetësimet e tyre të fundit, dhe jeta e tyre do të bëhej edhe më konfuze me ligjin e ri i cili do të shtonte edhe 2 zona kohore, duke e çuar në 11 numrin në gjithë gjatësinë e këtij vendi të madh.

Ndërrimi i përvitshëm i orës është anuluar në vitin 2011 me iniciativën e Dimitry Medvedev. Në atë kohë, shumica e rusëve mbështeti ligjin që solli kohën e përhershme të dimrit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti