Në shënjestër të sulmeve ka qenë një treg, shtëpi dhe seli të qeverisë lokale. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se nga rrënojat vazhdojnë të nxirren trupa të pajetë.
Rusia, e cila nisi në shtator një fushatë bombardimesh ajrore në mbështetje të qeverisë së Bashar al-Asadit, nuk e ka konfirmuar autorësinë e sulmeve.
Ajo pretendon se po shënjestron vetëm terroristët, kryesisht militantët e Shtetit Islamik, por aktivistët pretendojnë se në fokusin kryesor të bombardimeve rusë janë grupe rebele të mbështetura nga Perëndimi.
Një koalicion rebelësh islamikë antiqeveritarë, pushtoi qytetin e Idlibit më herët gjatë këtij viti. Kjo është qendra e dytë rajonale që bie në duart e rebelëve gjatë konfliktit, pas pushtimit të Raqqas nga ISIS.
Avancimi i tyre në zonë përbën një kërcënim të madh për një rajon të afërt bregdetar, i cili është bastion i mbështetësve të qeverisë së Assadit.tch