'Hakmarrja' e Martinajt pasi i eliminuan mikun Santiago Malko, i ofroi 600 mijë euro Gjergj Cukalit për kokën e 2 'ushtarëve' të Leonard Dukës!

TIRANE- Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Për këtë vrasje Martinaj ishte i vendosur të merrte hak dhe kërkonte me çdo kusht eliminimin e Leonard Dukës dhe rrethit të tij të ngushtë, Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për këtë ai ofroi shuma të mëdha eurosh deri në 400 mijë euro por vrasjet nuk u realizuan.

Ndërkohë  SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Martinajn dhe Dukën, ky i fundit i arrestuar në Belgjikë në shkurt 2023. Sipas informacioneve jo zyrtare ka qenë zbërthimi i bisedave në Sky ECC që  kanë zbuluar gjithë skemën

Bashkëpunëtorët e Martinajt!

Sipas zbardhjes së përgjimeve të bisedave të Sky ECC Ervis Martinaj bashkëpunoi me Gjergji Cukalin i njohur ndryshe edhe si i forti i Myslym Shyrit, Denis Meta, Erigers Mihasi, Kristos Teta (djali i tezes së Martinajt) me qëllim realizimin e vrasjes se Elvis Gacaj, Leonard Duka dhe Altin Gega, në 2020

Tentativa për vrasjen e Leonard Dukës

Gjergji Cukali ka pasur rolin e organizuesit, vëzhguesit dhe ekzekutorit të Elvis Gacaj dhe Altin Gega, atentate që nuk janë kryer. Ndërsa për të siguruar informacionin mbi vendndodhjen e Leonard Dukes, Martinaj angazhon djalin e tezes Kristo Teta. Ky i fundit angazhon një grua që të krijojë njohje me Dukën dhe më pas ajo të informojë për të gjitha lëvizjes dhe vendet që frekuentohen.

Gruaja informon Kriston se do të takoheshin më 16 gusht 2020 afër zonës së Selvisë. Menjëherë më pas Erigers Mihasi dhe persona te tjere të pa identifikuar pozicionohen me automjet dhe armatim në pritje të takimit të Dukës me femrën e angazhuar nga Kristos Teta. Takimi nuk realizohet dhe Mihasi tërhiqet.

Takimi  realizohet më 20 gusht 2020. Vajza informon Tetën se do të takoheshin për darkë me Dukën dhe shokun e tij tek restorant M…. P… në Linzë. Gruaja njoftonte detajet e mbrëmjes.  ë këtë takim dyshohet se ka qenë dhe Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij. Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar këtë te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta pasi ka njoftuar Martinajn ky I fundit ka shprehur dëshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to.

150 – 200 mijë euro për vrasjen e krahut të djathtë të Dukës, Elvis Gacaj

Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka ndodhej në burg se ishte i dyshuar për vrasjen e Santagio Malkos. Ish-bosi i lojërave të fatit Martinaj, sipas informacioneve jo zyrtare ka pasur rolin e porositësit, financuesit, sigurimit të armëve dhe automjeteve për vrasjen e këtyre shtetasve duke kontraktuar Gjergji Cukalin dhe lidhjet e tij. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e krahut të tij të djathtë Santiago Malko me datë 27.08.2019 në Tiranë.

200 mije euro  Cukalit për vrasjen e Elvis Gacajt

Për të kryer vrasjen e Elvis Gacajt, Martinaj kontakton Gjergj Cukalin kundrejt pagesës 150 – 200 mijë euro. Vrasja do të bëhej ditën kur Gacaj do të lirohej nga burgu i Rrogozhinës, sapo të dilte nga burgu. Për këtë Martinaj i kishte siguruar të gjitha armët, makinën me të cilën do të realizonte vrasjen.

Më 30 gusht 2020 Ervis Martinaj Gjergji Cukali, Erigers Mihasi dhe persona te tjere ende te pa identifikuar kryen veprime konkrete me qëllim vrasjen e Elvis Gacaj në momentin që do te dilte nga burgu i Rrogozhines por vrasja e këtij të fundit nuk është realizuar për shkak se ne momentin që Elvis Gacaj ka dale nga burgu dhe kur është futur në automjetin e tij ka qenë në prezence të vajzës së tij. Personat e organizuar per vrasjen nuk kane deshiruar demtimin e femijes dhe per kete arsyeje nuk e kane realizuar vrasjen e tij ne ato momente.

400 mijë euro për të vrarë Altin Gegën

Nga përgjimet e Sky Ecc rezulton se Ervis Martinaj kishte informacione se Altin Gega ishte lidhje e ngushte shoqerore e Leonard Dukës dhe dyshon qe ai e suporton kete te fundit duke kryer veprime me qëllim dëmtimin e tij dhe lidhjeve te tij, orandaj për të vrarë  Altin Gegën Martinaj kontrakton sërish Gjergji Cukalin kundrejt pagesës 300 – 400 mijë euro.

Nga përgjimet rezulton se Cukali është angazhuar për të siguruar informacione për Gegën, të dashurën e tij banesën ku ajo banon dhe automjetin që ajo përdor

 Njëkohësisht Martinaj me qëllim vrasjen e Gegës angazhon dhe Denis Metën duke iu afruar më shumë se 200 mijë euro për realizimin e vrasjes. Meta e informonte për vendndodhjen e Gegës, Erlis Dukës dhe Leonard Dukë dhe i ka ofruar shtetasit Ervis Martinaj, djalin e dajes se tij per te kryer vrasjen e shtetasit Altin Gega pa pagesë. Ervis Martinaj i premtoi që nëse djali i dajës së tij e kryen vrasjen e shtetasit Altin Gega ai do t'i dhuroje nje apartament te mobiluar ne qender te Tiranes dhe ta mbaje afër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Biseda e vetme mes Martinajt e Dukës pas vrasjes së Santiago Malkos! Visi: S’më vret dot me gabel Vlore! Duka: As ti me t’Lushnjës

Nuk më vret dot mua me gabelt e Vlorës o Nard, t'i me vret vetem kur të jesh me te drejtën tënde, i thotë Ervis Martianj, Leonard Dukës, pas ekzekutimit të Santiago Malkos, ndërkohë që të dy grupet ishin përgatitur duke porositur vrasës me pagesë për të goditur njeri-tjetrin.

Martinaj akuzon Dukët për vrasjen e Malkos pasi ky i fundit goditi babanë e Leonardit dhe Erlisit.

Fillimisht Ervis Martinaj i thotë Leonard Dukës se Malko ishte skizofren dhe se e kishte futur në sherr me shumë të tjerë, madje për ta mbajtur urtë i kishte dhënë 10 mijë Euro.

Ndërkohë që Leonard Duka përpiqet ta mbajë bisedën në shlyerjen e borxheve dhe mbylljen e hesapeve. Të njëjtën gjë kërkon dhe Martinaj.

Ai gaboi me babën tënd dhe se unë babain tënd me e pa rrugë vetëm e respektoj dhe me të pa ty me gra ose me fëmijën e Erlisit nuk të gjuaj. Por Leonardi ndërkohë që i kujton miqësinë 15 vjeçare, i thotë se ai Malko, nuk bënte asnjë levizje pa dijenine tënde. Leonardi e pyet që t'i çfarë do të bëje për babain tënd dhe Ervisi i shkruan që do ta kisha vrarë.

Është Leonardi ai që I kërkon Martinajt, të marrin një vendim. Ose të bëjnë paqe, ose luftë. Por sa duket Martinaj, nuk u besonte Dukëve të cilësve u kishte edhe një borxh. Ai i premton Leonardit se nuk do ti mbante djersën e tij, por duket i zemëruar, që sipas tij, kishte marrë vesh një tentativë të tyre, për ta vrarë, me vrasës nga Vlora. Ndërkohë, Leonardi ia kthen, as ti nuk më vret me ata të Lushnjës, Mamurrasit, Vlores dhe Shkodrës, por i kërkon paqe, pasi sipas tij, nëse lufta nis, nuk mbaron kurrë. Në këtë rast del dhe vrasja e Gjin Ndojit, që sipas tij fliste shumë. Martinaj i thotë Dukës, se një shkodran e pastrova,  dhe ate Fatmir Hysenin nga Vlora do ta vriste pasi sipas tij, kishte dashur të qëllonte atë dhe jo Santjano Malkon.

“Ose do t'i vras ose do te kalben ne burg ato gabelt e Vlorës ndërsa me ty nuk merrem më nga ky moment dhe pse ke dasht të më vrasësh”, i thotë Martinaj -Dukës.

Ky i fundit i shprehet që njësoj ke dashur edhe ti të më vrasësh mua dhe i qendron bisedës në lidhje me ndarjen e llogarive që kanë bashkë dhe shprehet që unë leket e mija nuk i fal si nuk fal ti të tuat.

“Une s'kam dashur te prekja tek gjaku jot se po të filloja nuk do ndalej me kjo pune”, i thotë ai.

Ndërkohë që Ervisi tregon se kishte paguar 1 miljon euro për informacion në lidhje me lokalizimin e Leonardit.

“Kanë bërë tendër më kokën time, nuk ke besë me mua pa kapur atë "Doqen" (Fatmir Hyseni), ose në burg ose në tokë.  Ti po majte anën e atij vazhdo se të kane përdor, ashtu si te ka përdor ai Gaxha (Elvis Gacaj) se ka dasht me të marre peng tek Valter Bami mor budall. Deshta më i vra aty dy Bamët Durimin edhe Valterin, dhe të tregoja ty bisedat që kanë bërë me Gaxhën për të të marrë peng dhe me të kërku 5 milion Euro”, i thotë Martinaj Dukës që ia kthen “nuk jam dele të më marrin peng”

 

Ora 16:37
Breshëri kallashi mes dy makinave, Ervis Martinaj: Keni 500 mijë € paradhënie për kokën e Durim e Valter Bamit

Një shifër prej 500 mijë euro është ofruar paradhënie për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas pagesa do të rritej sërish, për të  edhe vrarë vëllain e tij, Valterin.

Nga të dhëna jo zyrtare, në bisedat ‘Sky’ vihet re një nxitim i Ervis Martinaj për të hequr Durim Bamin nga qarkullimi, pasi e konsideronte vërtet problem serioz, dhe kërcënim.

Teksa skuadra prej më shumë se 16 persona dështon në iniciativën e parë për të vrarë, Durim Bamin në Sarandë dhe Shkozet, në muajin nëntor 2020, Ervis Martinaj, kërkon ta zgjidhë përfundimisht punën e Durim Bamit, duke aktivizuar Mariglen Hakën, dhe gjuajtësat me pagesë, Tori Xheçukën, Albert Zajën dhe Florenc Këlmendin.

Mirëpo edhe pse grupi arrinte të lokalizonte Durim Bamin, sërish ky i fundit arrinte ti rrëshqiste si ngjalë, duke mos u goditur nga kundërshtarët dhe vështirësuar akoma dhe më tepër punët Ervis Martinaj, Shullazit, Marklen Hakës dhe Arben Ndokës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cufi: 20/05/2024 19:54

    DOLI I FORTE BAMI,,I SHKRIU KETA MARTINAJT,,SHULLAZIN,,E NDOKEN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur