Moska është në favor të zgjatjes së marrëveshjes për eksportin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, por vetëm për 60 ditë. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm Vershinin, i cili udhëhoqi delegacionin rus në bisedimet në Gjenevë me përfaqësuesit e OKB-së.
Një zgjatje afatgjatë, mund të konsiderohet nga Moska nëse hiqen pengesat për eksportin e saj të produkteve bujqësore. Deri më sot, nënvizoi zv.ministri, heqja e sanksioneve ndaj këtyre produkteve të shpallur nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe nuk po funksionon.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Xi Jinping planifikon bisedë telefonike me Zelensky-n, pas vizitës në Moskë! Rusia zgjat marrëveshjen e grurit për 60 ditë









