Rusia paralajmëron Britaninë e Madhe për përshkallëzim në luftë nëse vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë

Rusia paralajmëron Britaninë e Madhe për përshkallëzim në luftë nëse vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë

 Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe, Andrei Kelin

Britania e Madhe është renditur krah shteteve që kanë ofruar paketa të ndryshme me ndihma për Ukrainën.

Më herët Britania është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi që arrijnë cakun deri në 300 kilometra, si dhe me mjete dhe municione të shumta ushtarake.

Për këtë arsye Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë pasi Britania dhe aleatët e tjerë perëndimorë angazhojnë më shumë armë për të ndihmuar Volodymyr Zelenskyy-n.

Andrei Kelin tha se veprimet e vendeve të NATO-s, veçanërisht të Mbretërisë së Bashkuar, rrezikojnë të zgjasin dhe të shkaktojnë një "dimension të ri" në luftë.

Ambasadori i Rusisë tha se kapaciteti i vendit të tij është 16 herë më e madhe se Ukraina dhe Rusia për më tepër ka burime të shumta që e ndihmojnë luftën  e saj.

Ai u shpreh se herët apo a vonë, lufta mund të marrë një përshkallëzim që nxitet nga ndihmat që perëndimi dhe Britania e Madhe i japin vazhdimisht Ukrainës mund të marrë një dimension të ri që ne nuk kemi nevojë dhe nuk e duam. Ne mund të bëjmë paqe nesër."

Kur u pyet për provat e përhapura në rritje të krimeve të luftës të Rusisë, ambasadori tha se Ukraina ishte ajo që kreu krime lufte.

Ai më pas ndryshoi qëndrim dhe tha se Kombet e Bashkuara nuk kishin fuqi për të hetuar vepra të tilla.

 

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lukashenko rishfaqet: Armë bërthamore për të gjithë! Lavrov: Avionët luftarakë F-16 në Ukrainë, një përshkallëzim i papranueshëm


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale