Nëse deri më tani ka qenë SHBA që ka paralajmëruar vazhdimisht Rusinë për mosdërgimin e armëve separatistëve rusë në Ukrainë, tashmë janë ndërruar rolet.
Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara, Rusia tha se ajo do të shkelte marrëveshjet ndërkombëtare dhe do të destabilizonte më tej situatën nëse furnizon me armë Kievin, në luftë ndaj separatistëve në lindje.
Alexander Lukashevich zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse nëpërmjet një konference për shtyp në Moskë tha se u ka dërguar një ‘sinjal shumë serioz SHBA-ve’. “Ne kemi dëgjuar vazhdimisht adminstratën e SHBA-ve që ka dorëzuar armë jo-vdekjeprurëse në Ukrainë. Nëse ka një ndryshim të politikës, atëherë mund të flasim për një faktor serioz destabilizues që mund të ndikojë seriozisht balancën e forcave në këtë rajon”.
Fjalimi i Lukashevich u mbajt pak orë përpara vizitës së z.presidentit amerikan Joe Biden në Ukrainë. Uashingtoni mbështet Kievin në luftën e saj kundër separatistëve pro-rusë në dy rajonet lindore si dheka imponuar sanksione mbi Rusinë në lidhje me politikat e saj mbi situatën në Ukrainë.
Nga ana tjetër Moska mbështet separatistët, por mohon të jetë pjesë e konfliktit të armatosur që sipas Kombeve të Bashkuara ka lënë të vdekur mbi 4300 persona që nga mesi i muajit prill.
/Shqiptarja.com