Rusia ka vijuar me sulmet në Ukrainë edhe gjatë orëve të natës. Të paktën 37 persona u vranë në Bucha, pas një sulmi ajror. Shpërthime u dëgjuan edhe në disa lagje të Kievit.
Ndërkohë forcat ukrainase shënjestruan një rafineri të madhe nafte në Oblast në veriperëndim të Rusisë, dhe një bazë ajrore në Krai Krasnodar, raporton The Kyiv Independent.
Sipas Bloomberg , Ukraina ka marrë raporte të inteligjencës ku tregojnë planet e Putinit për të nisur një ofensivë të re tokësore drejt Kievit dhe Çernigovit, në veri të vendit.
Rusia u përpoq të bënte një ofensivë tokësore drejt Kievit në ditët e para të luftës së pushtimit, katër vjet e gjysmë më parë; Ukraina arriti ta zmbrapste sulmin pjesërisht falë informacionit të dhënë nga CIA, e udhëhequr atëherë nga William Burns .
lajm ne perditesim...








Komente
Komento