Foto: Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka propozuar zhvillimin e një takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Moskë në fillim të kësaj jave.

Lajmi është raportuar nga Axios. Sipas burimeve, vizita e Ratcliffe në Moskë kishte edhe një tjetër objektiv: të vlerësonte nëse drejtuesit e shërbimeve ruse të inteligjencës mund të luanin një rol në bindjen e Vladimir Putinit për t’u rikthyer në tryezën e negociatave me Ukrainën.

Negociatat do të zhvilloheshin nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të konfliktit.


Lajmi kryesor:

Rusia përshkallëzon sulmet ajrore në Ukrainë, 38 të vdekur! Moska: Sulme masive infrastrukturës energjetike të Kievit